Serbët provokojnë Policinë e Kosovës pas përfundimit të manifestimit në Gazimestan

0

Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit. Pas provokimit nga ana e serbëve, kanë ndërhyrë menjëherë zyrtarët policorë, të cilët bënë të mundur shoqërimin e dy personave.

Ndërkohë, serbët e tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.

Policia e Kosovës i ka thënë KosovaPress-it, se sot pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë bërë disa provokime të përsëritura.

“Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim.

Qindra serbë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërsa raportohet se pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë respektuar distancën fizike dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska e doreza.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.