Senati Akademik shpall të pavlefshëm vendimin e Mynyr Konit për shkarkimin personelit akademik

0

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës përmes një shkrese njofton vendimin e shpalljes së pavlefshëm të vendimit të Rektorit të UT, Mynyr Koni për zgjidhjen e kontratave të punës së personelit akademik, Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti si dhe vazhdimin e punës në Universitetin e Tiranës.

Sipas Senatit, referimi në Kodin e Punës nuk ka revelancë ligjore për personelin akademik i cili rregullohet nga Ligji i Arsimit të lartë dhe Senati i UT.

Gjithashtu në vendimin e tij Senati shprehet se Zgjedhja e KIZ të ri do të bëhet mbas përfundimit të procesit zgjedhor në UT.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.