Sanatoriumi i rikthehet normalitetit…

0

Prej ditës së sotme spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID19.

Nga sot Sanatoriumi është në shërbim të pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera.

Tani pritet që të sillen në Tiranë pacientët të cilët, gjatë kësaj periudhe ishin transferuar në spitalin e qytetit të Elbasanit. Gjithashtu nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.