Rusia planifikon të forcojë Flotën e Veriut me nëndetëse sulmi…

0

Më 1 Prill, zyrtarët ushtarakë konfirmuan për  gazetën  pro Kremlinit,  Izvestia thanë se Ministria e Mbrojtjes Ruse ka aprovuar përfundimisht vendosjen e nëndetëseve të klasës Yasen, pesë prej të cilave do të shërbejnë në Flotën Veriore.

Sot, vetëm një anije Yasen është në veprim. Severodvinsk është i vendosur në Zapadnaya Litsa në bregdetin e detit Baren, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Norvegjinë.

Një anije e dytë “Yasen”, Kazan, fillimisht do t’i dorëzohej Marinës në vitin 2018, por dërgimi i saj është shtyrë vazhdimisht dhe mund të mos ndodhë para vitit 2021. Sipas një burimi në industrinë e mbrojtjes ruse, anija është e furnizuar me teknikë e me sistemet ndihmëse në bord.  

Si Severodvinsk, Kazan dhe anijet pasuese ka të ngjarë të bazohen në Zapadnaya Litsa.

Katër nëndetëse të tjera me të njëjtin model do të shërbejnë në Flotën e Paqësorit të vendit.

Ministria e Mbrojtjes fillimisht planifikoi të ndërtojë shtatë nëndetëse të tipit Yasen, të gjitha ato do t’i dorëzoheshin Marinës deri në vitin 2015. Sidoqoftë, në fillim të vitit 2019 Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Alexei Krivoruchko njoftoi se do të ndërtoheshin edhe dy anije të tjera . Ndërtimi i këtyre dy të fundit është vendosur të fillojë në vitin 2020. 

Ndërsa “Severodvinsk” është një anije e klasit Project 885 Yasen, anijet e mëvonshme janë të modelit më të përparuar të Projektit 885M Yasen-M.

Kur të jenë gati për patrullim, nëndetëset e klasës Yasen-M do të mbajnë versionet e përparuara të raketave detare të lundrimit Kalibr dhe Onyz, si dhe Tsirkon. Për më tepër, ata do të pajisen për të transportuar rraketa dhe silurë.

Yasen dhe Yasen-M janë nëndetëse e para me shumë qëllime të gjeneratës së katërt të Marinës ruse. Ata thuhet se janë edhe më të shtrenjtë dhe më të avancuarit teknikisht në Marinën Ruse.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.