Rritet shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës …

0

Dogana e Morinës, në këtë periudhë pandemie, duket se po mban gjallë një pjesë të ekonomisë shqiptare. Është rritur ndjeshëm shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës dhe në këto ditë pritet të ketë edhe më shumë rritje. Qindra automjete të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra, nuk e kanë ndërprerë punën. Sipas drejtorit të kufirit për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi, që nga fillimi i muajit prill thotë se 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në dalje kanë qenë 1315.

“Mund të them lirisht se bashkpunimi në pikën kufitare vazhdon në bashkpunim të ndërsjelltë. Gjithë këto maune që i shihni këtu vijnë vetëm në rritje. Prej datës 1 prill deri në datën 6 kanë hyrë në Kosovë 1209 kampionë, ndërsa në dalje 1315 kampionë. Bashkpunimi është në rrijtje. Deri më tani asnjë problem më të vogël. Këtu kemi ekipet mjekësore dhe policinë e cila bëjnë kontrrollin e çdo shoferi, kushdo që hyn e del. Asnjë problem më të vogël deri më tani nuk e kemi patur,”-shprehet Krasniqi.

Vetëm një ditë më parë, në Morinë u organizua takimi i përbashkët mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke rënë dakord për lehtësimin e barrierave dhe rritjen e shkëmbimit të mallrave të mbetura stok në të dyja vendet.

300 ton perime të fermerëve të Myzeqesë do të nisen drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sipas marrëveshjes të bërë ndërmjet autoriteteve te këtyre vendeve nga takimi i djeshme në doganën e Morinës.

“Ky takim është në vazhdimësi të takimit në Morinë, nesër në mëngjes rreth 300 ton perime do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës. Fermerët do të marrin atë që meritojnë për prodhimin e tyre, të cilat nuk do të lejohen që të shkojnë dëm. Por dhe fermerët duhet të të tregojnë kujdes për cilësinë e prodhimeve bujqësore“, tha Shkëlqim Hajdari

Pikat e grumbullimit kanë mbështetur këtë nisme, si një mënyrë për të rritur fuqinë blerëse në treg sidomos në situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Situata nga epidemia kemi pasur shumë vështirësi, ne do të jemi gati dhe do të punojmë me të drejtë, kjo është një iniciativë shumë e mirë nga qeveria që dhe prodhimet mos të ngelin stok”, tha Nedrete Arapi

“Iniciativë shumë e mirë dhe një solidaritet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që të ndihmojmë dhe fermerët shqiptarë në çdo kohë por edhe çmim”, tha Ejup Ahmeti

Ndërkohë gjatë këtij takimiu bë me dije se nuk do të tolerohet asnjë abuzim në cilësinë e produkteve nga ana e fermerëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.