Rriten shifrat e papunësisë, kërkohet një paketë e tretë ndihme…

0

Ndërkohë që qeveria ka miratuar dy paketa ekonomike në mbështetje të bizneseve dhe punonjësve të mbetur të papunë si pasojë e COVID-19, deputeti i PS-së Anastas Angjeli propozon një paketë të tretë.

Kjo paketë nuk do të ketë vëmendjen tek biznesi por duhet që të mbështes të papunët që deri më tani sipas Angjelit janë rreth 70 mijë persona. 

“Ka ardhur koha që të shikoni pak edhe çështjen e papunësisë. Shifrat janë në 66 mijë po kalojnë në 70 mijë dhe kam përshtypjen që në paketat e tjera që duhet të marrim duhet krijimi i një fondi të punës, dhe të orientohet për të pasur një  fond për rikualifikimin e punonjësve të dalë përkohësisht apo tërësisht nga puna. Dhe e dyta që lidhet me këtë, ka një dinamizëm për të vënë në punë ekonominë, por kërkohet një dinamizëm për të vënë në funksion edhe zyrat e punës. Dhe në bazë të një pakete për punësimin të vihen në zbatim edhe të gjithë zyrat e punësimit”, propozon Anastas Angjeli. 

Në paketën e para qeveria vuri në dispozicion 6.5 miliardë lekë për të dhënë pagën mujore prej 26 mijë lekësh për 64 mijë persona të punësuar në biznesin e vogël, ndërsa në paketën e dytë qeveria dha bonusin prej 40 mijë lekësh për 176 mijë punonjës, përfshirë edhe ato të rafinerisë së Ballshit në Fier. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.