Rrëzohet aeroplani në Pakistan me rreth 100 në bord

0

Një aeroplan i Pakistan International Airlines (PIA) me rreth 100 pasagjerë dhe ekuipazh u rrëzua të premten në një zonë banimi të qytetit jugor në Karaçi, thanë zyrtarët.

Agjensia shtetërore e transportit tha që fluturimi PK 8303 ishte përplasur me 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, megjithëse edhe zyrtarë të aviacionit civil thanë se totali mund të jetë 99 persona në bord.

“Komunikimi i fundit që kemi dëgjuar nga piloti ishte se ai kishte një problem teknik,” tha zëdhënësi i PIA, Abdullah H. Khan në një deklaratë video. “Është një incident shumë tragjik” tha ai.

Një zyrtar i lartë i aviacionit civil i tha Reuters se avioni nuk ishte në gjendje të hapte rrotat e tij për shkak të një defekti teknik para uljes, por duhej që më përpara të përcaktohej shkaku.

Transmetuesi Geo TV tregoi turma afër vendit të ngjarjes, të cilat dukeshin se ishin në një zonë me popullsi të dendur dhe ambulancat që përpiqeshin të kalonin.

Tymi i zi u përhap dhe disa makina kishin marrë zjarr.

Ushtria pakistaneze tha që forca e saj e shpejtë e reagimit dhe trupat paraushtarake kishin arritur në atë vend për përpjekje ndihme dhe shpëtimi së bashku me organet e administratës civile.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.