Robot në pritjen e pacientëve në hotelet Tokios…

0

Një surprizë i pret ata pacientë me sëmundjen e koronavirusit me simptoma të buta që do të strehohen në hotele të ndryshme në Tokio.

Kjo pasi, siç shihet në foto, një robot i mirëpret ata në hyrje.

Japonia tani po përdor hotele për të akomoduar pacientët që janë zbuluar se janë pozitivë për virusin vdekjeprurës, por kanë simptoma shumë të buta që duhet të trajtohen. Shumë nga këto njësi hoteliere që u hapën sot në Tokio përdorin robotë për të lehtësuar barrën e stafit infermieror.

Në një hotel, pacientët-mysafirë përshëndeten nga një robot “Pepper” që, për shkak të rrethanave, mban një maskë mbrojtëse.

“Ju lutemi vishni një maskë brenda”, këshillon roboti. “Shpresoj që të shëroheni sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

“Pepper” nuk është roboti i vetëm në shërbim në këtë hotel, që ndodhet në zonën Riogoko të Tokios. Një tjetër robot përdoret për të pastruar zona të ndryshme të hotelit, duke përfshirë ‘zonat e kuqe’ më të rrezikshme, te të cilat personeli ka qasje të kufizuar.

Në një përpjekje për të mos ngarkuar më tej sistemin e saj të kujdesit shëndetësor, Japonia ka premtuar më shumë se 10,000 dhoma hoteli në të gjithë vendin për të akomoduar pacientë me simptoma të buta, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Hoteli në zonën Ryogoku, ku pacientët do të fillojnë të mbërrijnë sot, mund të strehojë deri në 300 persona. Dy infermierë do të jenë të disponueshëm në hotel për 24 orë, dhe do të ketë një mjek gjatë ditës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.