Rikthehen debatet për “Antishpifjen”

0

Ideja për një paketë antishpifje daton që prej 2 tetorit 2018, si nismë e propozuar nga kryeministri Edi Rama për të frenuar qarkullimin në media të lajmeve të pavërteta.

Në dhjetorin e 2018, qeveria hartoi dy projektligje në kuadër të kësaj pakete, që përfshinte mediat audiovizive, shto këtu edhe mediat online si risi dhe komunikimet elektronike dhe postare. Në draftin fillestar parashikoheshin sanksione të ashpra për mediat online apo portalet që publikonin informacione false, duke përfshirë gjoba dhe pezullim të punës, si dhe duke i dhënë fuqi gjykimi Autoritetit për Mediat Audiovizive.

Që në fazat e hershme të propozimit dhe gjatë kohës kur paketa konsultohej në Komisionin e Ligjeve, ajo hasi në kundërshti nga opozita si edhe nga gazetarët, të cilët e konsideruan si një ligj që do të rrezikonte lirinë e medias dhe shtypit.

Qeveria bëri disa ndryshime të minutave të fundit në paketë, të rekomanduara dhe përkrahura nga OSBE, duke hequr mbylljen e portaleve por duke shtuar gjobat për ata që kryenin shkelje. Me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi kaloi ligjin në seancën e 18 dhjetorit 2019, ndërkohë që Komisioni Evropian tërhiqte vëmendjen se këto ndryshime nuk pasqyronin rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe nuk siguronin standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Më 12 janar 2020, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim paketën, me argumentin se ajo shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik për lirinë e shprehjes dhe informimit.

Më 5 qershor 2020, Komisioni i Venecias, një trupë këshilluese e Këshillit të Evropës, kundërshtoi paketën e miratuar në dhjetor, duke ngritur dyshime për pavarësinë e AMA-s dhe duke kërkuar një proces të drejtë për mediat online.

Me nisjen e sezonit të ri, paketa është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.