Riatdhesohen në atdhe 35 detarë shqiptarë dhe dy kosovarë

0

Tridhjetepesë detarë shqiptarë të cilët kishin mbetur në Itali po kthehen në vendin tonë. Kjo falë operacionit të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas këmbënguljes së së Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Sakaq së bashku me tridhjetepesë detarët shqiptarë po bëhet i mundur edhe kthimi i dy detarëve me origjinë nga Kosova, që ashtu si detarët shqiptarë kishin mbetur në Itali.

Noftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

NJOFTIM

Drejtoria e Pergjjthshme Detare me një kembengulje të jashtëzakonshme dhe nën kujdesin e Ministres se Infrastrukturës dhe Energjise znj.Balluku organizoi operacionin e kthimit ne Atdhe të 35 detarëve Shqiptarë dhe 2 detarëve Kosovarë të cilët kishin 4 javë te bllokuar ne tragetet e kroçerat e kompanisë GNV ne Itali.
Pas nje pune mjaft të madhe dhe ndihmës të Ministrisë Shendetesisë dhe Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin sonte ne tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të nisen në drejtim te Shqiperisë. Detarët Shqiptarë nesër ne mengjes mberrijnë në Portin e Durrësit ku janë marrë te gjtha masat për kontrollin e tyre mjeksorë dhe transportin e tyre.
Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar per problematikat qe kanë. Nga kontaktet qe kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën ne anijet qe transportojne mallra duke kontribuar ne levizjen e mallrave në keto ditë te veshtira per gjjthë botën.
Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët nuk janë më vetëm dhe te harruar, por te asistuar dhe të ndihmuar nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Nje falenderim edhe për Autoritetin Portual Durres, Policinë e Kufirit Durrës per gatishmerinë e tyre e ndihmën e pakursyer per te prit neser detarët tanë.

DREJTORIA E PERGJITHSHME DETARE

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.