Regullat për plazhet botohen në Fletoren Zyrtare

0

Rregullat se si do të bëhet plazh dhe mënyra se si do të vendosen stacionet e plazhit në vijën bregdetare është përcaktuar edhe në fletoren zyrtare. Sezoni turistik do të zgjasë këtë vit nga 1 qershori deri më 15 nëntor, ndërsa nga dita e sotme ka nisur aplikimi në e-albania për plazhet private që do të zgjasë deri më 14 qershor.

Po si do të merren stacionet e plazhit? Prioritar do të jenë subjekti të disponojë një strukturë akomoduese që ndodhet në vijnë e parë bregdetare dhe do të marrë hapësirën e plazhit para saj. Më pas vijnë subjekti të disponojë një strukturë akomoduese në afërsi të vijës bregdetare dhe në fund që do të marrë një stacion plazhi janë janë ato restorante që kanë një kapacitet shërbimi mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi para strukturës. Ndarja e plazhit këtë vit do të jetë 80% për privatin dhe vetëm 20% për publikun.

Për mbarëvajtjen dhe monitorimin e veprimtarisë së sezonit turistik ngrihet Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik si dhe miratimin e hartës së stacioneve të plazheve si dhe plazheve publike.

Çdo aplikues duhet të plotësojë një formularë vetëdeklarimi se merr përsipër një stacion plazhi dhe të respektojë e mbajë përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin e masave anticovid. Krijimin e kushteve higjienike, Respektimin e hapësirave të vendosjes së çadrave sipas tipologjisë së plazhit, Vendosjen e sinjalistikës në stacionin e plazhit, Sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim, Garantimin e sigurisë së jetës me vrojtues plazhi, përgjatë gjithë sezonit të ushtrimit të veprimtarisë së plazhit, Mirëmbajtjen e mjeteve dhe ambienteve të ndihmës së parë mjekësore, Garantimin e protokolleve të sigurisë gjatë epidemisë Covid19, në përputhje me legjislacionin në fuqi.  

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.