Rama vijon takimet me aktorët politikë në ditën e dytë të vizitës në Kosovë

0

Pas takimeve të djeshme me krerët shtetërorë, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atë të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, kryeministri Edi Rama do vazhdojë sot takimet me liderët tjerë partiakë.

Shefi i qeverisë shqiptare fillimisht pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, e më pas me atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndonëse Rama e ka në agjendë edhe takimin me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ky i fundit ka njoftuar se nuk do ta presë kryeministrin shqiptar, për shkak të padisë për shpifje ndaj tij.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë ngriti aktakuza për krime lufte për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Kadri Veselin.

Por, pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale u hodhën poshtë nga vetë Thaçi, i cili deklaroi se ai nuk ka kryer krime lufte dhe se beson në pafajësinë e tij. Kreu i shtetit u shpreh se do të japë dorëheqje nëse konfirmohen akuzat.

“Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi. Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejshëm. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.