Rama u kërkon falje emigrantëve dhe pranon përgjegjësinë për vonesat në ambasadën shqiptare në Athinë

0

Gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë ai u kërkon falje dhe u thotë se është përgjegjësia e palës shqiptare për vonesat në ambasadën shqiptare.

Ai solli në vëmendje shërbimet online që kanë lehtësuar dhe shërbimet për emigrantët.

Gjithashtu gjatë takimit Rama u shpreh se heqja e ligjit të luftës me Greqinë është e rëndësishme për të hapur një epokë të re për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.

“Në kushtet ku tani jemi në fazat e rinovimit të kartave dhe pasaportave, soituata ka qenë më  e vështirësuar nga covidi. gjërat do të ndreqen dhe më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet. Kjo nuk është për tja lënë personelit por është përgjegjësia jonë. Besoj që gjërat sot janë shumë më mirë se çfarë ishin pasi kemi dhe shërbimet online. Nëpërmjet tyre kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Kjo nuk e zëvendëson plotësisht shërbimin fizik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re. Ka punuar disa vite në agjencinë, platformën e bashkëqeverisjes. I vetmi mesazh që unë i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë ne, ti ke prioritet shqiptarët në greqi. Me Greqinë kemi marrëdhënie të mirë. Kemi ende për të trajtuar disa çështje. Ende sot në mënyrë absurde është në fuqi me Greqinë një ligj lufte i Greqisë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq të gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj-lloj ujqërish dhe hienash. Faktikisht hap rrugën për të gjitha çështjet e pronësisë që do zgjidhen në mënyrë ligjore, gjyqësore kombëtare ose ndërkombëtare. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes të përkufizimit të hapësirave reciproke detare. Besoj që jemi në rrugë të mbarë. Rruga më e mirë është që t’i drejtohemi një pale të tretë apo gjykatës ndërkombëtare. Të shohim në ditët në vijim. Është legjitime që siç ne jemi të interesuar për cilësinë e jetës dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Është një obligim moral që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe grekët që jetojnë në Shqipëri të trajtohen të barabartë. Nuk diskutohet që prirja jonë ka qenë pozitive ndaj minoritetit, por të gjithë kanë probleme. Sapo jam ndarë me ministrin e jashtëm, ishte i hapur për të vendosur marrëdhënie të mirë mes dy vendeve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj” – tha Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.