Rama takon Presidentin e Turqisë dhe Presidentin e Azerbajxhanit gjatë vizitës së tij në Turqi

0

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së tij në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata kanë folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, përballimin e Covid19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Rama ka bërë të ditur se biseda u zhvillua gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris.

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor“, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, pas takimit me Rexhep Taip Erdogan.

I shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama ka lajmëruar se gjatë takimit në Turqi u vendosën disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Rama shkruan gjithashte se u prej edhe çështja e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit, sipas tij për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë.

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë“, shkruan Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.