Rama shpalos planin me 7 pika për të prekurit nga koronavirusi…

0

Qeveria shqiptare po publikon planin financiar për përballimin e situatës së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama shkruan se në grupin e punës që kanë bërë planin ka edhe ekspertë ndërkombëtarë. 

Kryeministri Edi Rama ashtu siç njoftoi në një komunikim të drejtëpërdrejtë ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ai u shpreh se shumë vende më të zhvilluara të botës i ka kapur gafil kjo pandemi, të cilës ai iu drejtua me termin luftë.

Ndërkohë në këtë komunikim do publikohet plani financiar për përballimin e situatës së COVID-19.

“Shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria, po e paguajnë iluzioni së kjo është një nder e keqe dhe se do të përfundojë shpejt, të gjitha vendet e zhvilluara u kapën gafil, ri rrufeja në qiell të pastër. I ka gjetur pa aparatura dhe shtretër, pa maska she pa mjete, pa numrin e mjekësve që duhen.

Si Evropa e pasur si Ballkani i varfër, gjenden në det të hapur, kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit. Ka vetëm një objekt, atë që ke më afër që duhet të mbash më larg. Kjo është një luftë, ku kazerma është shtëpia.

Amerika dhe Shqipëria ka të njëjtën forcë goditëse, zero. Një luftë botërore ku secili është në vete dhe Zoti është me të gjithë. Duhet të luftojmë bashkë, sepse do të biem të gjithë të vdekur si në Bergamo dhe nuk do të ketë kush do të na qajë.

Pikërisht se jemi më të dobët, vrapuam më shpejt që të mbyllemi në shtëpi, deri kur ky armik i egër të shporret nga shtëpia. Nuk e di as Amerika, Gjermania, Japonia se kur do të çlirohemi nga ky makth, të gjithë e dinë se nuk do të vijë as javën tjetër as pas dy javësh, vetëm zoti e di se kur. Mos më kërkoni ty shes iluzione, t’ju mbaj me llafe të bukura. Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti ju vjen t’ju dalë dhe ndajeni mendjen se kjo luftë nuk ka ardhur që të kemi luftë të jashtëzakonshme që të hamë e të pimë në shtëpi, e gjërat të sigurohen nga qeveria. Ka shumë prej jush nuk e kuptojnë se shumë prej jush nuk e kupton se nuk duhet të dalë nga shtëpia.

Por në fakt kjo është e para luftë në historinë e njerëzimit ku bota është zbukuruar si nuse, ku nuk po derdhet asnjë pikë gjaku. Çdo pakujdesi kthehet në një mundësi për të vrarë të dashurit tanë. Ju lutem mos prisni që unë të përsipër papushim që luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar ekonomikisht, apo të ta bërë detin kos. Kjo është lufta e parë që e kthen shtetin në familjen e parë të mbyllur brenda.

Pikërisht se nuk e dimë sa do të zgjasë kjo mbyllje absurde në shtëpi nuk dimë dot as sa deri në cfarë pike të ulët do të na bien të ardhurat, prandaj plani ynë për të shpenzuar teksa punojmë shumë më pak se dje dhe detyrimisht do të kemi në buxhetin e shtëpisë sonë të madhe shumë më pak të ardhura sesa do të kishim po të vazhdonim normalisht, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një plan për të kënaqur të gjithë sot e për ti lënë të gjithë me gisht në gojë nesër”, u shpreh kryeministri Rama.

“Ju dua shumë si të shtëpisë sime, tha Rama, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos. Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike.

Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurt ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. Platformat e opozitës e kthejnë detin në kos”.

“Pa pushim dhe ngurrim deri sa të  mbarojë kjo luftë. Fjalët e sheqerosura janë  një tradhti. Shikoni cfarë po ndodh në vendet shumë më të zhvilluara nga Shqipëria, po e paguajnë iluzionin se kjo është një ëndërr që do të mbarojë. Një armik i rënë mbi kokat e tyre u ka zhvlerësuar trilionat e bomabave dhe armatimeve në depo, pa shtretër, maska dhe aparatura, e deri pa numër mjekësh të specializuar kundër asfiksimit të qenies njerëzore. Si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit të tyre, një armë që ka një fishek, unitetin dhe një objektiv atë që ke në shtëpi, punë e rrugë që duhet ta mbash më larg. Si ushtria amerikane si ajo shqiptare kanë të njëjtën forcë goditëse, zero! Asnjë aleancë mes shteteve nuk ekziston dhe nuk duket, secili në vete dhe Zoti mbi të gjithë. Ndajeni mendjen, ose luftojmë bashkë, ose të gjith ëbashkë si popull do të biem në humerë, si në Bergamo nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë”.

“Në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm. Nuk jemi si pas tërmetit kur riprogramuam buxhetin, morëm rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe hapëm dyert duke garantuar fondet e rindërtimit. Jo! Nuk jemi si pas tërmetit, na ka hyrë në shtëpi një armik që rrezikon të na marrë qindra nëse nuk e ndajmë mendjen se jemi vetëm. Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën askujt tjetër, sepse askush nuk e shikon hallin tonë. Nuk ka mbetur më derë në botë që nuk është mbyllur”.tha Kryeministri Rama.

7 masat e qeverisë për koronavirusin


1. Së pari 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin dhe papunësinë

4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonentë

7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.