Rama nuk ju përgjegj ftesës së Kurtit…

0

Pak kohë më parë u mësuar se kryeministri në detyroi Kosovës, Albin Kurti i kishte bërë ftesë për takim kryeministrit Edi Rama, por, ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Ndërkohë, Kurti ka treguar detajet në lidhje me takimin që kishte kërkuar në fund të marsit, si dhe çfarë do të diskutohej në atë takim.

Albin Kurti: Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Edi Rama për shkak se unë propozova që të takohemi bashkë, tre lider institucional nga Kosova e Shqipëria në fund të muajit mars meqënëse nuk mund ti bëjmë këto takimet e dy qeverive, thamë ta bëjmë bashkë krerët institucional. Konkretisht presidenti, kryetari i kuvendit dhe kryeministri i të dy shteteve, 6 vetë të diskutojmë edhe për cështjen e luftimit të pandemisë së COVID-19 dhe për hallet e njëri tjetrit dhe hallet e përbashkëta, që në fakt janë kryesore, sepse kufiri nuk do të duhej të na ndante. Pra Kosova e Shqipëria kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gadishmëri e interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar të bashkëpunojmë. Unë mendoj se kryeministri i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk e kanë komoditetin dhe as lirinë ta injorojnë njëri tjetrin kështu të mos takohen dhe të mos bashkëpunojnë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, si dhe për arrestimin e kryetarit te VV ne Tiranë.

Kurti është shprehur se Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze, por jo të shembej.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, tha se Vetëvendosja do të protestojë edhe më fortë për çdo padrejtësi që bëhet në Shqipëri.

Albin Kurti:Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë teatër kombëtar. Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.

Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.

Pyetje: Pse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra..?

Albin Kurti: Për besë nuk e di për çfarë flet.

Pyetje: Dhuna nga policia gjatë protestës së 17 majit .. Arrestimi i Boiken Abazit.. përse ky arrestim selektiv

Albin Kurti: Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Me siguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu cfarë do të bëjmë me ju. Por unë e njoh Boikenin  mirë, njoh dhe organizatën dhe aktivistët dhe ata do të jenë edhe më të fortë në kundërshtimin e gjithçka që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom. I marrin vendimet, i mbajnë qëndrimet dhe do ta vazhdojnë punën edhe më shumë se më përpara.  

Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time

Albin Kurti: Për besë nuk e di për çfarë e ka fjalën

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.