Rama njofton se është rënë dakord me operatorët në Shqipëri, për internetin mobile

0

Kryeministri Edi Rama tha se është rënë dakord me operatorët në Shqipëri, që për 5 javë të ket 50% më shumë internet mobile falas.

“Ne ishim përgatitur qysh herët dhe kemi qenë tërë kohës në koordinim me operatorët për mbarëvajtjen dhe sigurinë e mirëfunksionimit të rrjeteve dhe shërbimeve që rrezikohen nga një kolaps i pjesshëm apo i përgjithshëm si rezultat i përdorimit të internetit sidomos në shërbimet celulare. Falë bashkëpunimit të deritashëm është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ku ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve normative, aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientit. Më shumë 350 teknikë janë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë gjithë ditës për të mirëmbajtur infrastrukturën e rrjeteve dhe për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët pa shërbime bazë. Në funksion të situatës ekipet teknike në terren mund të jenë edhe më të shpeshta, megjithë mangësitë e natyrshme dhe besoj të mirëkuptueshme nga ju në situata si ju , është krijuar në kuadrin territorial një kordon asistence sociale dixhitale  jetëgjatësia e të cilit do të varet nga sensi i përgjegjshmërisë i secilit prej nesh. Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë shumë të rëndësishme, pjesën më të madhe të veprimtarisë së tyre online, dhe kur po bëhet një përpjekje e madhe për të mos ndërprerë falë opsioneve online mësimdhënien për nxënësit e shkollave, përmes AKEP kemi inkurajuar  fuqishëm operatorët, sipërmarrësit, ata që janë të angazhuar në rrjetet dhe shërbimet elektronike, të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimale dhe cilësore për internetin me kushte sa më të favorshme financiarisht. Duke pasur njëkohësisht, mbarëvajtjen teknike dhe qëndrueshmërinë e vetë rrjeteve.

Ofertat do të jenë të vlefshme nga nesër dhe deri në fund të muajit prill 2020. 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore, akses flas në internet në çdo platformë edukative përfshirë RTSH kanalin që mbulon shkollën. Mundësi për abonentë me kontratë të fiksit për të pasur akses në platforma edukative interaktive për fëmijë të çdo moshe 60% më lirë krahasimisht me ofertën normale”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur zërave se nuk ka shkuar në zyrë këto ditë nga frika, duke thënë se në zyrë ka qenë i detyruar të shkoj se ia ka dashur puna, por trimëri është të rezistosh sa më shumë pa dalë.

Në këtë linjë kërkoi që të dilet vetëm për punë të domosdoshme dhe të mos prishet radha apo distanca.

“Po bëni një përpjekje historike nëse nuk na e hedhin në plehra ata që nuk i përgjigjen kësaj lufte dhe pastaj të na e bëjnë këtë luftë tragjedi kombëtare. Mbrëmë në SHBA 40% e të shtruarve janë nga mosha 20 deri 45 vjeç dhe jo pak prej tyre janë në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik i verbër merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar dhe dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm. Sot në Izrael po luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. Të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye në botë, pasi jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin prindin apo gjyshen, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”, u shpreh Rama.

Lidhur me ankesat për internetin, deklaroi se administrimi i duhur i rrjetit dhe shërbimeve elektronike, është një nga pikat nevralgjike për menaxhimin e krizës dhe është punuar në koordinim me operatorët për mirëfunksionimin e rrjeteve dhe shërbimeve të cilët rrezikohen nga një kolaps i pjesshëm apo i përgjithshëm, sidomos i kompanive celulare.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.