Rama: Me paktin Greqi- Maqedoni e Veriut u ‘Thyen tabutë dhe fituan! Shembull për mosmarrëveshjet në rajon vetëm me dialog…

0

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur si kryesuesi i OSBE, në takimin e organizuar nga ‘The Enonomist’ në Athinë, vlerësoi si një nga shembujt më të mirë se si duhen zgjidhur konfliktet mes fqinjëve, marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Z. Rama tha se alternativa e vetme e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, pasi kjo sipas tij është kërkesë e fëmijëve tanë, brezit të ardhshëm, por edhe ëndërr e përhershme  e etërve tanë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ecur përpara është duke mbyllur hendeqet e së shkuarës përmes dialogut.

“Në Ballkanin perëndimor jemi përfshirë prej kohësh në një bashkëpunim, një paqtim. Edhe pse ka çështje të tilla si Kosova dhe mosnjohja e saj nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi e të diskutojmë bashkë. Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të organizatave botërore rajoni ynë do të do të jetë ai më i godituri fort.

Megjithatë, mendoj se ka potencial për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument për ta përmbyllur këtë hyrje.

Një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe është zgjidhja e dialogut me Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha kreu i qeverisë shqiptare…

Nuk kemi alternativë tjetër përveç se BE”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij si kryesues i OSBE në takimin e organizuar nga “The Economist”.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, alternativa e vetme është Bashkimi Europian, jo sepse na e kërkon miqtë më të mëdhenj e të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe mendohet se edhe pse ka çështje si çështja e Kosovës, mos njohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni jonë do jetë më i godituri, megjithatë besohet se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument.. Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë. Në përpjekje për të kënaqur, duke mos pasur kurajën për të mos thyer tabutë, si rrezik për karrierën dhe kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë, ai i fitoi zgjedhjet sërish, dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje, jo bindje rreth konsensusit dhe shpresojmë që të gjithë ne kemi mësuar nga kjo”, tha Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.