Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’u kërkohet testi për Covid19 gjatë hyrjes për në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid19 gjatë hyrjes për në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj ka lajmëruar mbi takimin me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin folën në lidhje me lehtësimin e procedurave të qytetarëve që kalojnë kufirin, bazuar në parimin e reciprocitetit.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve”,- tha ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.