Qeveria shqiptare nis me “pushime në shtëpi” të burgosurit që kanë edhe 3 vite burg…

0

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që ‘hap’ dyert e burgjeve në kushtet e masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit. Nga leje e posaçme përfitojnë dy kategori, të dënuarit që u kanë mbetur 3 vite dhe atyre që u kanë mbetur 5 vite e që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe nëse vuajnë nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën, e vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse, por gjithmonë nëse nuk janë dënuar për vepra të rënda. 

Nuk përfitojnë nga ky akt normativ të gjitha ata persona që janë dënuar për vrasje, krime të rënda, krimet seksuale, pengmarrje, krime   kundër   autoritetit   të   shtetit, por edhe personat që paraqesin rrezikshmëri shoqërore ose sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi një i dënuar, i cili pavarësisht se  nuk  është  dënuar  për  një  nga  veprat  penale  të parashikuara  në  pikën  1 është  në  hetim  ose  është  dënuar  për  një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion.

Po ashtu, përjashtohen nga leja të dënuarit që kanë marrë  masë  disiplinore  gjatë  gjashtë muajve të fundit. Lejet i jep një komision i veçantë me kërkesë të të dënuarit dhe pëlqimin e familjarëve. Komisioni  i  IEVP-së  vlerëson  kërkesën  për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e kërkesës të të  dënuarit  në  institucion. Nëse kërkesa aprovohet, i dënuari nuk duhet të largohet nga shtëpia, por të të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve  infektive  të  miratuara  nga  autoritetet përgjegjëse shtetërore, pra karantinimin në banesë. Periudha  e   qëndrimit  të   përkohshëm   në shtëpi,  sipas  përcaktimeve  të  këtij  neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

Nëse gjatë  periudhës  së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qendrimt  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet. Ky akt normativ ka për qëllim të marrë masa të përkohshme   për   të   parandaluar   përhapjen   e infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19,   në sistemin  e  ekzekutimit  të  vendimeve  penale  si  dhe mbrojtjen   e   rendit   dhe   të   sigurisë   në   sistem, nëpërmjet  garantimit  të kushteve  për  mbrojtjen  e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.


AKTI NORMATIV I MIRATUAR NGA QEVERIA
Kategoritë që përfitojnë nga Akti Normativ?
Një i dënuar  mund  të  përfitojë  leje  të  veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore,  në  rast  se  në  datën  e  hyrjes  në  fuqi  të këtij akti normativ (23 mars të 2020) plotësojnë këto kushte;
a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së   prerë   dhe   përmbush   të   dyja kushtet   e mëposhtme:
i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;
ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së   prerë   dhe   përmbush   të   gjitha   kushtet   e mëposhtme:
i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;
ii. Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;
iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën,  e  vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse,  sipas  përcaktimeve  të  legjislacionit  në fuqi;
iv.    Nuk    është    në    kriteret    ndaluese    të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

2.  Periudha  e   qëndrimit  të   përkohshëm   në shtëpi,  sipas  përcaktimeve  të  këtij  neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
3.  Nëse gjatë  periudhës  së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qëndrimt  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet.

Kategoritë që nuk përfitojnë nga leja e posaçme?
Kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi;
1. Nuk përfitojnë  leje  të veçantë për  qëndrimin e përkohshëm në shtëpi personat e dënuar për: a)  krime  kundër  njerëzimit,  të  parashikuara  në nenet 73, 74, 74/a e 75, të Kodit Penal;

b)  krime kundër  jetës,  të  kryera  me  dashje,  të parashikuara  në  nenet  76,  77,  78,  78/a,  79,  79/a, 79/b,  79/c  të  Kodit  Penal,  si  dhe  në  nenin  77,  të Kodit Penal Ushtarak;

c)  veprat  penale  të  kryera  me  dashje  kundër shëndetit,  të  parashikuara  nga  neni  87,  paragrafi dytë, i nenit 88, dhe paragrafi dytë, tretë dhe katërt, i nenit 89/a, të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;

d)  vepra  penale  kundër  lirisë  së  personit,  të parashikuara  në  nenet  109,  109/b  dhe  110/a,  të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenet 128/b dhe 130/a, të Kodit Penal;

e)  vepra  penale  kundër  pasurisë  dhe  në  sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 136, 139, 140, 141,  151,  152,  në  paragrafin  e  dytë,  të  nenit  156, dhe  në  paragrafin  e  dytë,  të  nenit  159,  të  Kodit Penal;

ë)    krime    kundër    pavarësisë    dhe    rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211,  212,  213,  214,  215,  216,  217,  218,  219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;

f) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet  230,  230/a,  230/b,  230/c,  230/ç,  231,  232, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;

g)   krime   kundër   autoritetit   të   shtetit,   të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 259, 260,  265/a,  265/b,  265/c,  278/a,  282/a,  283/a, 284/a, 319 dhe 319/ç, të Kodit Penal;

gj)   vepra   penale   të   kryera   nga   banda   të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

2. Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm  në  shtëpi,  i  dënuari,  i  cili,  pavarësisht se  nuk  është  dënuar  për  një  nga  veprat  penale  të parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  është  në kushtet e mëposhtme: Eshtë  në  hetim  ose  është  dënuar  për  një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion;

b)  Ka  marrë  një  masë  disiplinore  gjatë  gjashtë muajve    të    fundit,    sipas    parashikimeve    të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;

c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;

ç)  Nuk  ka  një  banesë  ose  familjarët  e  tij  nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatë  periudhës  së  qëndrimit  të  përkohshëm  në shtëpi.

Kush e jep lejen?
Procedura e përfitimit të lejes së veçantë

1.  Vlerësimi  i  kushteve  dhe  i kritereve  për përfitimin   e   lejes   së   veçantë   të   qëndrimit   të përkohshëm    në    shtëpi,    në    përputhje    me parashikimet   e   neneve   4   dhe   5,   të   këtij   akti normativ,   kryhet   fillimisht   nga   komisionet   për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (Komisioni    i    IEVP).   

Komisioni    i    IEVP-së përbëhet nga drejtori i institucionit përkatës, shefi i policisë   së   burgut,   përgjegjësi   i   sektorit   ligjor, përgjegjësi  i  sektorit  të  çështjeve  shoqërore  dhe përgjegjësi i sektorit të kujdesit shëndetësor. Ngritja si dhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e çdo komisioni në IEVP përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

2.  I  dënuari  paraqet  kërkesën  për  qëndrimin  e përkohshëm  në  shtëpi  së  bashku  me  formularin  e marrjes  së  përgjegjësisë  si  dhe  familjarët e  tij  japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të  dënuarit.  Drejtori  i  Përgjithshëm  i  Burgjeve miraton  me  urdhër  formularët  tip  për  paraqitjen  e kërkesës,  marrjen  e  përgjegjësisë  dhe  dhënien  e pëlqimit për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi  të të dënuarit.

3.  Komisioni  i  IEVP-së  vlerëson  kërkesën  për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të  dënuarit  në  institucion.  Në  rast  se  komisioni vlerëson  që  i  dënuari  i  përmbush  kushtet  për përfitimin  e  qëndrimit  të  përkohshëm  në  shtëpi,  i propozon  drejtorit  të  Përgjithshëm  të  Burgjeve miratimin   e   lejes   së   veçantë   për   qëndrimin   e përkohshëm   në   shtëpi.   Në   rast   të   kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.

4. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që  propozimi  i  Komisionit  të  IEVP-së  është  në përputhje  me  këtë  akt  normativ,  brenda  3  (tre) ditëve  nga  marrja  e  propozimit  të  Komisionit  të IEPV-së, së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton    lejen    e    veçantë    për    qëndrimin    e përkohshëm   në   shtëpi.   Në   urdhrin   e   lejes   së veçantë  për  qëndrimin  e  përkohshëm  në  shtëpi përcaktohen  data  e  fillimit  dhe  data  e  përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.  Urdhri  i  njoftohet  menjëherë  strukturës vendore  të  Policisë  së  Shtetit,  në  bashkinë  ku  ka vendbanimin i dënuari.

5.  Në  rast  se  drejtori  i  Përgjithshëm  i  Burgjeve çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në  kundërshtim  me  këtë  akt  normativ,  i  kërkon Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve rivlerësimin  e  kërkesës  për  përfitimin  e  lejes  së veçantë.  Vendimi  i  Komisionit  të  posaçëm  për miratimin  e  lejes  së  veçantë  merret  brenda  3  (tre) ditëve  dhe  është  i  detyrueshëm  për  drejtorin  e Përgjithshëm  të  Burgjeve.  Në  këtë  rast,  drejtori  i Përgjithshëm  i  Burgjeve  miraton  menjëherë  me urdhër    lejen    e    veçantë    për    qëndrimin    e përkohshëm në shtëpi.

6. Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi  e  këtij  akti  normativ,  nuk  është  deklaruar përfundimi  i  gjendjes  së  epidemisë  nga  autoritet përgjegjëse,  sipas  parashikimittë  legjislacionit  në fuqi  për  parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm  në  shtëpi  të  subjekteve  përfituese  të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.

Komisioni i Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve
1.  Në  rast  se  një  të  dënuari,  i  cili  plotëson kriteret  për  qëndrimin  e  përkohshëm  në  shtëpi,  i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni  i  IEVP-së,  i  dënuari  ose  përfaqësuesi ligjor   i   tij   mund   të   paraqesë   ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo  më  vonë  se  5  (pesë)  ditë  nga  data  e  marrjes  së vendimit.

2.  Komisioni  i  Posaçëm  ka  në  përbërje,  si  më poshtë vijon:

a)  Një  përfaqësues  të  ministrit  të  Drejtësisë,  të caktuar nga ministri, i cili kryeson komisionin;

b) Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve;

c) Drejtorin e Policisë së Burgjeve veçantë me qëndrimin të përkohshëm në shtëpi, në rast se i dënuari nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, ose kur i dënuari kryen një vepër  tjetër  penale.  Me  marrjen  e  njoftimit  të shfuqizimit  të  lejes  së  veçantë  me  qëndrim të përkohshëm   në   shtëpi,   i   dënuari   kthehet   në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.

3. Pavarësisht parashikimit të pikës 2, të nenit 4, të këtij akti normativ, koha e qëndrimit në shtëpi e të dënuarit, të cilit i është shfuqizuar leja e veçantë, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij neni, nuk njihet si periudhë e vuajtjes së dënimit

Detyrimet në shtëpi
Detyrimet gjatë qëndrimit të përkohshëm në shtëpi

1.   I   dënuari,   gjatë   kohës   së   qëndrimit   të përkohshëm  në  shtëpi  me  leje  të  veçantë,  është  i detyruar që:

a)  të mos  largohet  nga  shtëpia,  pa  miratimin paraprak të strukturës vendore të Policisë së Shtetit;

b)  të  mbajë  kontakte  të  rregullta  me  strukturën vendore  të  Policisë  së  Shtetit,  në  bashkinë  ku  ka vendbanimin;

c)  të  mos  largohet  nga  territori  i  Republikës  së Shqipërisë;

ç)  të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve  infektive  të  miratuara  nga  autoritetet përgjegjëse shtetërore;d)   të   paraqitet,   në   datën   e   përfundimit   të periudhës  qëndrimit  të  përkohshëm  në  shtëpi,  në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.

2.   Drejtori   i   Përgjithshëm   i   Burgjeve,   me propozimin  e  Policisë  së  Shtetit,  të  prokurorit përkatës, të strukturave përgjegjëse për parandalimin   e   sëmundjeve   infektive   ose   çdo organi  tjetër  publik,  mund  të  shfuqizojë  lejen  e veçantë me qëndrimin të përkohshëm në shtëpi, në rast se i dënuari nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, ose kur i dënuari kryen një vepër  tjetër  penale.  Me  marrjen  e  njoftimit  të shfuqizimit  të  lejes  së  veçantë  me  qëndrim të përkohshëm   në   shtëpi,  i   dënuari   kthehet   në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.

3. Pavarësisht parashikimit të pikës 2, të nenit 4, të këtij akti normativ, koha e qëndrimit në shtëpi e të dënuarit, të cilit i është shfuqizuar leja e veçantë, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij neni, nuk njihet si periudhë e vuajtjes së dënimit.

Detyrimi për t’u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm
1.  Moskthimi  në  institucionin  e  ekzekutimit  të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit   të   përkohshëm   në   shtëpi   ose   pas shfuqizimit  të  saj,  përbën  shkak  për  fillimin  e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.

2. Pas  përfundimit  të periudhës  së qëndrimit të përkohshëm,  përpara  pranimit  në  institucionin  e ekzekutimit   të   vendimeve   penale,   i   dënuari   i nënshtrohet analizave të  nevojshme  mjekësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga  COVID-19,  në  institucionin  e  ekzekutimit  të vendimeve penale.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.