Dorëheqja u paraqit të dielën në mbrëmje nga qeveria kalimtare në Libinë lindore, e cila kontrollohet nga Gjenerali Khalifa Haftar, pasi selia e saj në Benghazi u dogj nga protestuesit.
Kryeministri Abdullah al-Thani ka paraqitur dorëheqjen e tij në parlamentin libian, i cili gjithashtu është i vendosur në Bengazi.
Trazirat shpërthyen javën e kaluar në qytete të ndryshme si al-Marj, Samba dhe al-Baida, të cilat kontrollohen nga pala rivale e qeverisë së Tripolit në luftën civile në Libi. Protestuesit protestuan për ndërprerjet e energjisë, mungesat e ushqimit, etj.
Qeveria e Bengazit u dobësua ndjeshëm pasi gjenerali Haftar dështoi të marrë Tripolin disa muaj më parë. Kriza ekonomike në vend është përkeqësuar pas bllokimit të puseve të naftës të Libisë nga ana e Haftar. Negociatat për t’i dhënë fund kësaj bllokade janë duke vazhduar.