Qeveria ka publikuar listën e bizneseve që do të lejohen të hapen nga dita e hënë

0

Qeveria ka publikuar listën e të gjitha bizneseve që do të lejohen që të hapen duke filluar nga dita e hënë në fashën orare 05:00-17:30 apo me turne. Por cilat janë bizneset që do të lejohen? Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës. Ndërkohë që përsa i përket sektorit të pakicës do të hapen elektroniket, elekroshtëpiaket, etj. Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampinge dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi. Gjithashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare, politike dhe të tjera.

Vlen të theksohet se transporti do të vijojë i pezulluar për njerëzit, ndërsa lejohet vetëm i mallrave. Po ashtu as lokalet dhe restorantet nuk do të hapen. Qendrat tregtare do të vijojnë të mbyllura. Ndërkohë që pavarësisht vendimit për lejimin e aktiviteteve fetare, politike apo të tjera, nuk do të lejohen grumbullimet. Por cfarë tha kryeministri Edi Rama dje për bizneset që do të hapen? Ai u kujtoi administratorëve detyrimin që të respektojnë protokollin e sigurisë së rregullave të përcaktuara për punonjësit në të kundërt do të gjobiten sipas masave të Kodit Penal që u miratua.

Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata kategori të lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.

(Kliko ketu per te lexuar listen e plote te bizneseve qe do hapen nga e hena)

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.