Qeveria e Shqipërisë do mbështetesë hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin

0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas tij, kontributi në fjalë synon hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Përmes një shënimi në faqen zyrtare “Facebook”, kryediplomati shqiptar theksoi se ky projekt ka rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai theksoi se ky projekt do të vijojë në Tuz, Guci dhe Plavë.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon”, shprehu bindjen Cakaj në përfundim të reagimit.

Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ministri Cakaj u takua me zyrtarët më të lartë të vendit. Ai u shpreh se faktori shqiptar është me rendësi kyçe për zhvillimin social dhe politik të vendit fqinj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.