Qeveria e Kosovës propozon një sërë masash të reja, vetizolim 7 ditor për personat që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria

0

Qeveria e Kosovës ka propozuar një sërë masash të reja, rreth 22 të tilla, të cilat pritet të miratohen së shpejti dhe do të hyjnë në fuqi nga 30 korriku.

Një nga masat është edhe detyrimi për vetizolim prej shtatë ditësh për personat që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria dhe disa vende të rajonit duke nisur nga data 30 korrik.

“Nga 30 korriku 2020, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë infeksioni  si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, detyrohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Po ashtu nga 30 korrikut, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve detyrohen të dëshmojnë se janë të shëndetshëm nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre”, bëhet me dije në vendim.

Po ashtu, ministri Armend Zemaj tha se u takon komunave që të bëjnë vlerësimin për hapje ose jo të çerdheve publike dhe private.

Një nga masat që pritet të ndryshohet është zgjatja e orarit të lëvizjes qytetarët dhe punës bizneseve të gastronomisë deri në orën 22:30, dhe pas kësaj kohe vetëm në ambiente të hapura dhe ‘take away’. Gjithsesi, kjo mbetet të konfirmohet.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim për lejimin ose jo të Namazit të Bajramit.

Megjithatë, përveç detyrimit për vetizolim, ende nuk janë të konfirmuara propozim-masat tjera dhe pritet që qeveria të dalë së shpejti me listën.

Prej disa javësh tashmë Kosova paraqet një situatë të rëndua nga COVID-19, teksa shifrat ditore të të infektuarve janë mbi 100 ose 200 dhe kapacitetet spitalore janë drejt fundit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.