Protesta kundër karantinës në Evropë

0

Ditët e fundit, qytetarët evropianë në shumë vende kanë filluar të dalin në rrugë kundër masave kufizuese të vendosura nga pandemia e koronavirusit. 

Protestat kundër trajtimit të qeverisë për krizën e re të koronavirusit dhe ndikimin e saj ekonomik u zhvilluan në Madrid këtë javë, me pjesëmarrësit që sulmuan policinë dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Në shumicën e tyre, në qytetin e Salamanca, qindra njerëz u mblodhën pavarësisht përpjekjeve të policisë për të vendosur kufizime. 

Mijëra gjermanë dolën në rrugët e qyteteve të ndryshme sot për të protestuar ndaj kufizimeve të qeverisë.

Demonstratat po zhvillohen pothuajse çdo të shtunë që nga fillimi i prillit në Gjermani, me pjesëmarrjen e një turme të larmishme anëtarësh të ekstremit të djathtë, mbrojtës të majtë, të vetëshpallur të lirive publike apo edhe kundërshtarë të vaksinave. Të gjithë ata marrin pjesë për të kundërshtuar përdorimin e maskës në dyqane ose kufizimet e udhëtimit që mbesin në fuqi pas fillimit të procesit të relaksimit gradual të karantinës.

Grumbullimet, nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë për shkak të kufizimeve, u kryen në më shumë se dhjetë qytete të vendit.

Midis tyre, në Frankfurt (perëndim) me 1.500 pjesëmarrës dhe protestues duke bërtitur “Nazistët jashtë”, në Berlin dhe Bremen (në veri) me 300 protestues, në Nuremberg (jug), Leipzig (në lindje) dhe Dortmund (perëndim).

Policia e Londrës arrestoi sot 19 persona për shkeljen e udhëzimeve për distancimin shoqëror gjatë një proteste për masa kufizuese në fundjavën e parë pasi Kryeministri Boris Johnson njoftoi një karantinë të lehtësuar në vend.

Policia nisi të largojë qindra protestues. “Ishte zhgënjyese që një grup relativisht i vogël në Hyde Park u mblodh për të protestuar ndaj rregulloreve, duke shkelur qartë udhëzimet dhe duke vënë veten dhe të tjerët në rrezik infeksioni,” tha Lawrence Taylor, zv / shefi i Policisë Metropolitane. “Edhe një herë, policia pati një qëndrim të matur dhe u përpoq të bindte turmën që të shpërndahej. Ata në mënyrë të qartë nuk kishin ndërmend të bindeshin, dhe përfundoi me 19 persona të arrestuar “.

Në Zvicër, ku epidemia Covid-19 ka marrë jetën e më shumë se 1.600 njerëzve, çdo mbledhje e më shumë se pesë personave është e ndaluar për shkak të pandemisë.

Demonstratat u zhvilluan sot në shumë qytete të Zvicrës. Në Bern, policia bllokoi hyrjen në Sheshin Federal, afër të cilit ndodhen selia e qeverisë dhe parlamenti, sipas një fotoreporteri të Agjencisë Franceze.

Shumica e protestuesve, kryesisht të moshës së pjekur, u mblodhën pranë Sheshit Federal. Rreth 200-300 persona morën pjesë në grumbullim, raporton agjensia zvicerane e lajmeve ATS.

“Diktatura nuk është solidaritet,” thanë protestuesit, të cilët thanë se masat shtrënguese shkelin të drejtat e tyre themelore.

Dhjetëra prej tyre u ndaluan nga policia, sipas një fotoreporteri të Agjencisë Franceze.

Dhjetra protestues të tjerë u përpoqën të mblidhen në periferi të Bernit. Njëzet apo më shumë njerëz që nuk pranuan të zbatojnë urdhrat e policisë, u ndaluan, sipas ATS.

Në Zyrih, rreth 100 protestues dolën të protestonin para se policia t’i shpërndante. Në Bazel, më shumë se 100 njerëz u mblodhën para bashkisë para se të protestonin në rrugë, me policinë që i kontrollonte.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.