Propozohen për Çmim Nobel për Paqen qeveritë e SHBA, Serbisë dhe Kosovës

0

Deputeti suedez Magnus Jacobsson njoftoi pasditen e së premtes se kishte propozuar për vlerësim me Çmim Nobel për Paqen qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe Kosovës për angazhimin e tyre në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

“Kam nominuar qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tyre për të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes,” – ka shkruar Jacobsson në Twitter.

Në një postim në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh falenderues ndaj propozimit të deputetit suedez Jacobsson. 

Për presidentin e SHBA-ve, Trump, kjo është hera e dytë që nominohet për Çmim Nobel, pasi më parë u nominua nga deputeti norvegjez Christian Tybring-Gjadde. Propozimi i tij u justifikua për marrëveshjen historike arritur mes Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadori Richard Grenell, njëherësh protagonist në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit, pasi ishte i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, e përshëndeti këtë propozim.

“Donald Trump i nominuar për herë të dytë për Çmim Nobel, për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi,” – shkroi në Twitter Grenell teksa shpërndau postimin e deputetit Jacobsson.

Propozimet për Çmimet Nobel për Paqe, të cilat prej vitit 1901 u jepen personaliteteve më të spikatura botërore për nder të industrialistit Alfred Nobel, kalojnë fillimisht në një komitet parlamentar vlerësimi dhe më pas institutit norvegjez të Nobelit për t’u shqyrtuar dhe votuar.

Për nominimet përfundimtare të këtij viti pritet të vendoset më 9 tetor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.