Pritet sot të debatohet për njohjen e Kosovës në Sarajevë

0

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.

Bonja e Hercegovina nuk e ka njohur ende Kosovën shtet për shkak të kundërshtimeve të serbëve që janë pjesë e federatës boshnjake.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik tha se do të votojë kundër pavarësisë se Kosovës e në të njëjtën kohë ka kërkuar që Bosnja t’i bashkohet iniciativës për mini-Shengenin.

Kërkesa për të shqyrtuar njohjen e Kosovës është bërë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq dhe tjetra për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.