Presidenti Meta ka thirrur në takim ditën e sotme PD dhe aleatët e saj

0

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ditën e sotme Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Takimi pritet të nisë në orën 09:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku krijon mundësinë e distancimin social duke qenë se vendi është edhe në gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19.

Në fokus të këtij takimi priten të jetë tema të aktualitet politik si Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër dhe nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë. Madje Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, për të cilin ka marrë mbështetje nga Basha, edhe pse ky i fundit është shprehur skeptik se sa mund të arrihet.

Takimi vjen vetëm pak orë pas protestës së Aleancës ku morën pjesë edhe përfaqësues të opozitës me në krye kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.