Presidenti Meta i shpëton shkarkimit, opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e tij

0

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka në Komisionin Hetimor që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi nga posti i Presidentit. Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Edi Rama tha se Ilir Meta e meriton të shkarkohet, por PS-ja derisa kërkoi opinionin e Venecias i nënshtrohet rekomandimit të saj, që tha se shkeljet nuk ishin aq të rënda për ta shkarkuar.  “Nuk është ndryshim kursi me Ilir Metën. Ne kemi menduar se duhet shkarkuar, ne mendojmë se duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe Korab, nga ty dhe partia jote, nga e vjetra dhe e reja, të renë nuk e ke bërë, por po e bërë, përpiqu që të mos i ngjajë e reja të vjetrës. Ne mendojmë se shkeljet janë të rënda, por në respekt të një të vërtetë të thjeshtë, se nuk i kemi thënë vetes se jemi të pagabueshëm, mbase kanë të drejtë ata, mbase nuk kemi të drejtë ne, mbase…por ne nuk përfaqësojmë thjeshtë. Ilir Meta meriton të shkarkohet, por derisa kemi shkuar te Venecia, i nënshtrohemi kësaj dhe në fund të fundit, cfarë iku iku, por cfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe vandalizmave prandaj ligjin organik për presidentin, që në rast se i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht në një kohë që popullit i duhet të shkojë në zgjedhje apo bën cudira të atilla, është e shkruar aty dhe mbaron” tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 korrik Kuvendi do të miratojë hapjen e listave dhe koalicionet dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me opozitën jashtë parlamentit do i nënshtrohen. Kreu i qeverisë u shpreh se është i hapur për hapjen 100% të listave, ndërsa sa i përket propozimit të PD-së për koalicionet si në rastin e Kosovës, theksoi se ky është propozimi i tij.

“Në 30 korrik duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë, ne kemi votuar marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do i qëndrojmë, dhe ata që thonë se e cenon 30 korriku, nuk dinë se cfarë thonë. 5 Qershori nuk preket. Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun, 30 korriku është kry është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur. Nuk kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, por Lulzim Basha me mua, as PS-ja nuk ka refuzuar, por PD-ja. Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.

Pastaj hapja e listave, jo më pak se 2/3, patjetër mund të jetë edhe 100%, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo cfarë vendosi opozita e bashkuar. Se nëse ajo është opozita e bashkuar, Korabi dhe Myslymi janë bashkimi opozitar. Koalicionet? Jo, të drejtën për t’u bashkuar në cadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Edhe këtë do ta shohim në proces dhe sigurisht janë të ftuar të mirëpritur të na bashkohen në diskutim, të na sjellin opsionet e tyre. Ishte Murrizi dhe Hajdari dëshmitarë, kur ne iu thamë na tregoni një vend që e ka koalicionin sikur e kemi ne sot dhe përgjigja ishte se nuk na dhanë ndonjë vend. Në mbledhjen e fundit doli Letonia, por e ka sikur themi ne. Doli Kosova, e njëjta gjë. Ka kohë dhe ka gjithë vullnetin për të diskut

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.