PRANVERA ERDHI…

0

PRANVERA ERDHI, TOKA KËRKON FARË TË MBUSHË HAMBARË…

Por a e sheh këtë i gjati ?

Po, po, pranvera erdhi…
Me lule mbi degë pemësh…
Molle, qershie, vishnje, dardhe, kumbulle, kajsie…
Me lule shumëngjyrëshe mbi qilimin e blertë shtruar nga bregu i detit në majat e maleve…
Pranvera, ajo e vërteta, natyralja, nuk pyeti as për korona e as viruse…
Erdhi…
Ngujuar askush s’e sheh,
As e dëgjon,
As e nuhat,
As e përqafon…
Poezi për Të askush nuk thuri,
as melodi shkroi,
as këngë këndoi…
Ngujuar, mbyllur në shtatë dryna,
gjithësia njerëzore koronën mendon…
koronavirusit i këndon…
Askush lart,
As i gjati, as i shkurti, as i holli, as i trashi, as bukuroshi…
Nuk e shikon.
E natyrshme është se edhe ata mbyllur janë,
në karantinë ngujuar,
hall të madh kanë…
Ata, më shumë se kushdo,
të hapen,
të hapen…
nga karantina të “dalin”,
ngujimin ta “çajnë”,
hallet e popullit të mbajnë.
Pranvera ka ardhur…
Toka do pluguar,
gruri do lesuar…
Patatja në Korçë, Dibër, Kukës… do mbjellë,
në Divjakë, Vlorë, Sarandë…do vjelë.
Kohë mbjelljesh zotëria i gjatë, i shkurtër, i trashë, i hollë,
në shumicë,
i/e bukur, në pakicë…
Do mbjellë misri se duam bukë…
Do mbjellë fasulja se duam gjellë…
Mbollën të parët në zinë e madhe 1918,
Zi nga gripi që botës i mori 2 milionë frymë,
zi nga lufta botërore që milionat kurrë nuk u numëruan,
maleve, kodrave, fushave shtrirë mbetën,
pa mbuluar…
Ata që mbetën në këmbë,
tokën punuan,
mbollën për të korrë,
jetën shpëtuan…
Në kohëra lufte, malarie, kolere, flame…
njerëzimin gjallë e mbajti fshati,
bujku, blegtori, punëtori…
Po mos ishin ata,
qytete s’do kishte,
e as qytetërim…
Se;

pa bukë, pa gjellë, pa mish, pa qumësht, pa perime…
jetë nuk ka…
Mund të provojë ndonjëri të kundërtën?
I gjati, i shkurtri, i holli, i trashi…
Kryeministri, presidenti, kryekuvendari, ministri, parlamentari?
Toka, e mbjellë, ujitur, prashitur, korrë e vjelë nga fshatari…
botën ka mbajt gjallë…
Ai dhe vetëm Ai !
“Tre muaj rezerva kanë supermarketet”,
i gëzuar thërret ministri Meti…
Po pastaj?,
pastaj, pastaj, pastaj…
ku do marrësh grurë, misër, fasule, perime, patate, mish, qumësht…
po nuk mbolli e rriti fshatari?
As i gjati, as i shkurti, as i holli, as i trashi,
as Rama, as Meta, as Ruçi, as Basha, as Kryemadhi, as Vasili-doktor Allamudhi…
një fjalë s’e thanë,
një çek s’e dhanë,
për bujkun, për fshanë,
Vegla e tyre për fshatin,  
shati është…
mbledh lehtë paranë…
Toka është në afsh,
pret farën…
Është nënë,
lind të ardhmen…
Mësoje këtë, piktori i gjatë,
Mos e le popullin,
në skamje, varfëri,
barkthatë…
Populli ka një fjalë:
Po mbolle grurë në arë,
Ke bukë, drithë në hambarë…

Abdurahim Ashiku

4 prill 2020

 


Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.