Portal i ri, për mësuesit në diasporë …

6

Portali “Mesonjëtorja virtuale, Mëso Shqip” është një portal I ndërtuar për ti ardhur në ndihmë mësuesve me fokus mësuesit në Diasporë që të mund të krijojnë klasat virtuale me nxënës të diasporës shqiptare, por dhe me nxënës të huaj që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe. Portali është një investim I një grupi ekspertësh që ofrohet pa pagesë vetëm për mësuesit në diasporë si një mjet për të arritur tek nxënësit e tyre duke kapërcyer të gjitha barierat fizike, të kohës dhe problemet sociale. Interesi për mësimin e gjuhës shqipe është në rritje dhe kjo është një e dhënë që na bën të ndihemi krenar për punën e kujtdo që investon kohë dhe energji në këtë poces.

Por në kushtet e emergjencës globale nga koronavirusi, administratorët e Platformës vendosën të ofrojnë shërbimin e portalit pa pagesë për të gjtihë mësuesit për të organizuar klasat virtuale dhe për ti ardhur në ndihmë mësimbërjes. Portali ofron të gjitha lehtësirat për të organizuar një orë mësimi, por edhe të kontrollit të nxënësve në kohë reale. Komunikimi live është shumë jetik në procesin e nxënies. Pikërisht këtë ofron Platforma komunikim live dhe ndërveprim live midis mësuesit dhe nxënësve, por edhe ndërveprim midis vetë nxënësve si në një orë mësimi normale.

Platforma është teknologjia për të organizuar mësimdhënien online me të gjitha parametrat dhe standardet e mësimdhënies në përmbushje të objektivave të çdo lloj programi mësimor panvarësisht ciklit të studimeve. Objektivi aktual I realizuesve të kësaj Platforme është ardhja në ndihmë të stafeve mësimore me qëllimin e vetëm përcjelljen e njohurive.

Për më shumë klikoni këtu

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar