Polonia ka mbyllur fluturimmet me Shqipërinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, TIA ka njoftuar se fluturimet e rregullta me Shqipërinë, Polonia i ka mbyllur.
Ndër të tjera shkruhet se vetëm disa kategori, do të lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.
“Polonia ka njoftuar sot në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë. Vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë. Pasagjerët e sotëm do të kthehen me fluturimet e radhës, njofton kompania ajrore Lot Airlines. Në postimin tjetër, detajet,“- shkruhet në status.
Nuk dihet se kur janë fluturimet e radhës, që do të bëjë të mundur, kthimin e pasagjerëve shqiptarë.