Politikanë dhe ish-gardistë nuk kanë dorëzuar armët e zjarrit…

0

Politikanë dhe ish-gardistë kanë refuzuar të dorëzojnë armët e zjarrit, në zbatim të ligjit nr. 74/2014 për armët. Qindra funksionarë dhe ish-funksionarë publikë, përfshirë deputetë, prokurorë, gjyqtarë, kryebashkiakë, ish-kryekomunarë, drejtorë, policia pyjore, hetimi tatimore, përmbarues, ish-gardistë e tjerë, janë pajisur me armë zjarri në bazë të ligjit të vitit 1992 për armët. Kuvendi miratoi një ligj të ri për armët në vitin 2014, i cili parashikonte dorëzimin e armëve nga të lartpërmendurit. Por, nga 350 zyrtarë të armatosur vetëm 168 dorëzuan pistoletat. Një rast flagrant ishte edhe ai i ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri, i cili në vitin 2016 u fotografua me pistoletë në brez gjatë një proteste të PD-së kundër këndit të lojërave te Parku i Liqenit. Nisur nga ky rast Ministria e Brendshme, nisi disa lëvizje konkrete për dorëzimin e pistoletave.

Megjithatë, sot, ka ende funksionarë dhe ish-funksionarë, të cilët nuk kanë dorëzuar pistoletat. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për auditimi të Gardës së Republikës, thekon ka një numër armësh të pa dorëzuara. “Për sa u përket armëve të evidentuara më parë të pa dorëzuara nga shtetasit e pajisur vite më parë në bazë të dispozitave që aktualisht janë shfuqizuar, për Gardën e Republikës rezultojnë një numër armësh të pa grumbulluara e administruara pranë këtij institucioni, për të cilat edhe pse janë lënë rekomandime të përsëritura nga Ministria e Brendshme, të pranuara, por të pa zbatuara plotësisht, nuk është mundësuar kthimi dhe administrimi i tyre në depot ushtarake të këtij institucioni”, thuhet në raport.

Sipas KLSH disa subjekte kanë deklaruar se i kanë humbur armët. “Sektori i armatimit i gardës, nuk ka marrë të gjitha masat administrative dhe ligjore për gjetjen e adresave të personave, bërjen dhe dokumentimin e kallëzimit penal për të gjithë personat si dhe nuk ka kërkuar në rrugë ligjore arkëtimin e vlerës së armës nga personat e rezultuar me armatim të pa dorëzuar apo të humbur”, thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit thekon në raport që ‘komandanti i Gardës së Republikës duhet t’u kërkojë zyrtarisht drejtorive vendore të policisë së shtetit për të gjetur adresat e personave që janë pajisur me armët luftarake dhe të ndiqen procedurat deri në bërjen hyrje në depot e Gardës së Republikës të armatimit dhe municionit të furnizuar sipas dispozitave që aktualisht kanë rënë nga fuqia”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.