Policia rrugore ka bërë thirrje ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë, ndërsa iu ka rikujtuar se në çdo rrugë të vendin janë vendosur radarë.
Teksa ka shpërndarë disa momente nga aksioni i një nate më parë, policia rrugore apelon që të zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor, por dhe ato për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.
“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë që lëndon apo më keq akoma, vret jetë.
Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor por dhe ato për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.