Policia franceze u kërkon qytetarëve t’i binden vendimit të marrë

0

Pak ditë më parë autoritetet franceze vendosën që të gjithë qytetarët duhet të mbanin maska në ambientet e mbyllura, në të kundërt do të gjobiteshin me 135 euro.

Për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarët, policët në Francë u kërkojnë të mbajnë maskat edhe kur janë duke ecur në rrugë.

Gjatë mbrëmjes, policia e qytetit portual francez, Le Pouliguen patrulloi në shëtitore duke paralajmëruar se mbajtja e maskës është e detyrueshme, pasi bashkia e qytetit vendosi të forcojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Për informacionin tuaj tanimë është e detyrueshme të mbash një maskë në të gjithë zonën e portit. E keni një të tillë? Ju lutem vendoseni. Shijoni pushimet tuaja”, u drejtohen policwt qytetarwve.

Qytetarët francezë duket se e kanë mirëpritur vendimin për mbajtjen e maskës

 “Është një ide shumë e mirë duhet të ishte e detyrueshme shumë kohë më parë. Të gjithë duhet të shqetësohemi, sepse nuk e dimë kur mbaron. Masat duhet të merren e të gjithë duhet t’i respektojnë”, shprehet njw qytetare.

Detyrimi për mbajtjen e maskës u mor pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19 dhe një masë për të shmangur një valë të dytë të pandemisë. Numri i vdekjeve në Francë për shkak të coronavirusit ka arritur në 30.182 viktima.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.