Plotësohen kuotat, 14 mijë të regjistruar në universitete

0

Nga 22 mijë maturantë, rreth 14 mijë prej tyre tashmë e kanë zgjedhur se çfarë universiteti do të ndjekin, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe kuotat për shumë degë, që në fazat e para.

“Kemi 14 mijë regjistrime, po të ecim me këtë trend që kemi 1 mijë regjistrime në ditë, kanë ngelur akoma edhe tre ditë, domethënë mund të shkojmë deri në 17 mijë regjistrime. Mjekësia është ezauruar, por edhe Stomatologjia. Kemi regjistrime në degën e Inxhinierisë dhe atë të Teknologjisë së Informacionit, edhe ato janë plotësuar mbi 90 %. Ka një ecuri të mirë Juridiku në Tiranë, po ashtu Ekonomiku në Tiranë, regjistrimet kanë ecur mbi masën 90%”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.  

Numri i lartë i regjistrimeve këtë vit është ndikuar edhe nga situata e pandemisë, duke bërë që shumë maturantë, sidomos ata të ekselencës, kenë zgjedhur universitet në Shqipëri për të kryer studimet.

Për sa i përket problemeve të ngritura ditët e fundit nga maturantët, për ndryshim të renditjes në sistemin u-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se është bërë shumë zhurmë për një problem në sistem, që është zgjidhur për disa minuta.

“Ishte një problem në sistem 30-40 minuta nga mbingarkesa. Mua më kanë ardhur vetëm katër maturantë, të cilët i kam sqaruar”, tha ai.

14 tetori është dhe përfundimi i raundit të tretë, duke u dhënë mundësinë edhe maturantëve të vjeshtës, po edhe tyre që kanë përfunduar gjimnazin disa vite më parë, që të regjistrohen për të nisur mësimin në nëntor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.