Përshëndetet vendimi i Bashës për rikthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore…

0

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se opozita është e vendosur që të vijojë punën e saj në Këshillin Politik për zgjedhoren, në mënyrë që “të largojnë një orë e më parë të keqen e vendit, Edi Rama”. Basha tha se opozita nuk e ka braktisur kurrë reformën zgjedhore, dhe se bojkoti i 18 majit erdhi pasi artistë e aktivistë po rriheshin me dhunë në bulevard nga kjo qeveri.

“Loja e Edi Ramës se me shkatërrimin e teatrit dhe reforma zgjedhore  do të merrej peng gabohet. Të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore dhe procesin e integrimit që Ramë të përdorë të njëjtat mekanizma për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur të mos lejojë këtë gjë dhe tu jap shqiptarëve garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit. Kjo është vetëm fillimi i vendosjes së demokracisë popullore për shkatërrimi jo vetëm të teatrit por dhe kushtetutës. Vendosëm t’ia mohojmë këtë plan dinak dhe diabolik dhe të ofrojmë një rrugëdalje nga kriza duke u angazhuar në reformën zgjedhore që i hap rrugë procesit të integrimit. Ne nuk e braktisëm kurrë dhe nuk mund ta braktisim reformën zgjedhore, pasi këtë kërkon dhe Edi Rama. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën, bojkoti i 18 majit ishte se aktivistë dhe artistët po rriheshin në rrugë“, tha Basha.

Në lidhje me sistemin zgjedhor, Basha tha se fillimisht duhet të bëjnë reformën  dhe të largojnë këtë qeveri të korruptuar dhe më pas është i hapur që të pranojë çdo sistem demokratik që kërkojnë qytetarët dhe me lista të hapura.

Nuk ka asnjë propozim dhe asnjë sugjerim të tillë për sistemin danez amerikan. Ka një vullnet timin personal për t’u dhënë shqiptarëve secilin sistem që ata shohin më të përshtatshmin. Le ta largojmë me votë  fillimisht Ramën dhe pastaj le të zgjedhim sistemin më demokratik. Jam i hapur për listat e hapura dhe mospërqëndrimin e pushtetit në duart e një njeriu, por më parë largojmë Ramën”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli pas takimit që zhvilloi me ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore në selinë blu. Mbledhja nisi në orës 11:30 dhe të pranishëm në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. 

Më herët përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri t’i çojë një letër të dytë ditën e sotme, duke i thënë se mund të ulen sërish më 26 maj duke lënë të hapur dhe mundësinë e një date me afër nëse PD dëshiron, por vetë Basha nuk dha asnjë datë se kur do të ulej në tryezë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbështet qëndrimin e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore për t’u kthyer në tryezë pas bojkotit që nisi me shembjen e Teatrit Kombëtar.

LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend” thotë Kryemadhi.

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore. “Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian” tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e Lulzim Bashës, i cili u shpreh se opozita nuk e ka braktisur Reformën Zgjedhore duke nënkuptuar rikthimin në tryezë pas bojkotit. “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus” shkruan Rama.

Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të mos braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore, e ka përshëndetur edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

“E mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për t’u ulur në tryezë për Reformën elektorale. Presim që liderët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë”, shkruan Kim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.