Pas verifikimeve refuzohet ndihma financiare për disa nga bizneset e vogla…

0

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e deritanishme të aplikimeve për ndihmë financiare, për përfitimin e pagës minimale prej 26 mijë lekë nga bizneset e vogla.

Sipas grafikëve të publikuar, deri tani kanë aplikuar 86.6 mijë punonjës dhe 49.2 mijë biznese.

Nga këta, janë verifikuar 35.8 mijë punonjës dhe 21.4 mijë biznese.

Nga punonjësit e verifikuar, ndihma financiare për ta është pranuar për 20.6 mijë punonjës, pra për 58% të rasteve të verifikuara. Si rrjedhojë, rreth 42% të aplikimeve të punonjësve janë refuzuar. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.254, datë 27.3.2020 parashikon ndihmën financiare vetëm për bizneset që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa punonjësit e bizneseve të vogla, që nuk janë në këtë listë, nuk përfitojnë, ndonëse mund ta kenë mbyllur aktivitetin.

Bizneset janë ankuar se edhe pse ndodhen në listën e aktiviteteve të mbyllura po refuzohen, për shkak se statusi i aktivitetit të tyre mund të ketë qenë i paqartë, ndërsa tatimet nuk vijnë të verifikojnë në terren. Tatimet ndërkohë kanë bërë të ditur disa numra telefoni ku subjektet e refuzuara mund të ankohen.

Numri i refuzimeve ka qenë më i lartë në Tiranë, Durrës e Fier, ku janë dhe aplikimet më të mëdha, për shkak të madhësisë së këtyre ekonomive.

Në total janë të punësuar në biznesin e vogël 176 mijë punonjës, nga të cilët pritet të kompensohen rreth 60 mijë, pra një e treta.

Nga rreth 20.6 mijë punonjës, aplikimet e të cilëve kanë rezultuar pozitive, rreth 17 mijë janë paguar tashmë.

Ankesat e individëve për përfitimin e ndihmës financiare do të priten nga Shërbimi për Tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije për të gjithë të interesuarit, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas rregullimit me VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se kanë mundësi të paraqesin kërkesën/ankesën e tyre duke duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ata banojnë:

NrDrejtoria RajonaleE-mail
 1Tatimpaguesit e Mëdhenj [email protected]
 2Tirana [email protected]
 3Durrësi [email protected]
 4Vlora [email protected]
 5Berati [email protected]
 6Fieri [email protected]
7Elbasani [email protected]
8Korça [email protected]
9Lezha [email protected]
10Shkodra [email protected]
11Dibra [email protected]
12Gjirokastra [email protected]
13Kukësi [email protected]
14Saranda [email protected]

Gjithashtu, nëpërmjet adresës email [email protected],gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të trajtuar me korrektesë cdo kërkesë si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.