Pas ambasandorëve Meta thërret në takim Bashën

0

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e PD-së Lulzim Basha. Kreu i shtetit detajet e takimit i ka ndarë në një postim në Facebook, ku shkruan se i kërkoi lideri demokrat që të mos bjerë pre e provokimit të shumicës, por të të vazhdojë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit.

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes” shkruan Meta.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.