Partizani shkarkon Adolfo Sormanin si trajner, pasi la skuadrën nga frika e koronavirusit!

0

Klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen për herë të dytë të marrëveshjes me trajnerin Adolfo Sormani. Ky vendim i kampionëve në fuqi vjen pas refuzimit të italianit për të drejtuar skuadrën në ndeshjen derbi me Tiranën, para se cilës 5 lojtarë të kuq rezultuan pozitiv me koronavirus. Së bashku me Sormanin janë larguar edhe dy pjestarë të stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.

Deri në fund të kampionatit Partizani do të drejtohet nga zëvendës trajneri Renaldo Kalar.

NJOFTIM

“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.”

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.