Parlamenti i ri pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, mblidhet më 4 gusht

0

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e nënshkroi vendimin për thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Seanca konstitutive do të mbahet më 4 gusht, të martën e ardhshme në orën 12:00. Por, ende nuk dihet nëse këtë seancë do ta drejtojë, Talat Xhaferi, i cili gjendet në spitalin infektiv për shkak të problemeve me pneumoni, apo deputeti më i vjetër i përbërjes parlamentare.

Në seancën konstituive do të marrin pjesë edhe presidenti i shtetit, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese,  ish-presidentët dhe ish-kryetarët e Kuvendit, dhe kryetarë të tjerë të gjykatave, si dhe Avokati i Popullit.

Për shkak të pandemisë, do ketë protokolle të veçanta si për ftuarit ashtu edhe për mediat. Të gjithë do të hyjnë në objektin e Kuvendit vetëm nëse temperaturën e trupit e kanë normale, pa lënë mënjanë edhe dezinfektimet  përkatëse.

Pas kësaj, pritet të vijojë procedura për formimin e Qeverisë. Presidenti ka afat prej dhjetë ditësh për t’ia dhënë mandatin kreut të asaj partie apo koalicioni që ka shumicën në Parlament. Ndërsa ai që e merr mandatin do të duhet në afat prej 20 ditësh t’i dorëzojë Parlamentin programin qeveritar dhe kuadrin e propozuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.