Parlamenti Europian ndryshon deklaratën për zhvillimet politike në Shqipëri lidhur me reformën zgjedhore

0

Parlamenti Europian ndryshon deklaratën për zhvillimet politike në Shqipëri lidhur me reformën zgjedhore duke e zbutur qëndrimin. Pasditen e së enjtes tre eurodeputetët, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis, pas nismës për hapjen e listave, shpreheshin tekstualisht: 

Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian”.

Kjo deklaratë u hoq pasditen e djeshme vetëm, por sot në mëngjes është rivendosur me një ndryshim duke zbutur qëndrimin.

Në deklaratën e re ky paragraf është korigjuar keshtu:

 “E rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesi i integrimit evropian”.

Pra nga kërcënuese, deklarata sot është bërë këshilluese që të ruhet dialogu dhe konsensusi.

Lajmi në përditësim….

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.