Palmer e vlerëson marrëveshjen e 5 qershorit…

0

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve në Këshillin Politik.

Sipas tij kjo marrëveshje pasqyron bashkëpunimin e ngushtë Shqipërisë me SHBA.

“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, cituar nga Zëri i Amerikës.

Kjo është deklarata e parë e tij për lëvizjet e fundit politike në Shqipëri.

Po ashtu Palmer ke nënvizuar  rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.