Pagat dhe shpërblimet e futbollistëve në Shqipëri nuk do të tatohen nga janari 2021-dhjetor 2022

0

Pagat dhe shpërblimet e sportistëve do të përjashtohen 1 vit nga tatimi mbi të ardhurat personale. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1 janari 2021 deri më 31 dhjetor 2022.

Përfitues të masës lehtësuese do të jenë të gjithë sportistët, të cilët kanë kontrata të rregullta me klubet sportive dhe që njihen nga federatat përkatëse sportive.

Ndryshimet janë bërë në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku në nenin 8/1 për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat janë përfshirë dhe pagat dhe shpërblimet e kësaj kategorie. Masa e qeverisë vjen në kuadër të situatës të krijuar nga Covid-19, ku për 3 muaj në vend, mbajtja e ndeshjeve sportive ishte e ndaluar.

“Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale pagat dhe shpërblimet e çdo lloji të sportistëve, që kanë kontrata të rregullta me klubet sportive, të cilat njihen nga federatat përkatëse sportive, të përfituara gjatë periudhës 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2022”, përcaktohet në ndryshimet e miratuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, gjithashtu miratoi më 9 prill vendimin për të mbështetur financiarisht me dhënien e dy pagave apo ndihmës financiare me vlerë 30 mijë lekë për futbollistët, trajnerët dhe arbritrat.

Aktualisht nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen vetëm bursat e nxënësve dhe të studentëve; shpërblimet e marra në raste sëmundjesh dhe fatkeqësish; të ardhurat monetare ose në natyrë, të përfituara nga pronarët, si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike; të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë etj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.