Opozita pas tërheqjes nga bojkoti kërkon mbledhje për Reformën Zgjedhore …

0

PD dhe LSI-ja një ditë pasi u tërhoqën nga bojkoti duke u rikthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore pas presionit dhe thirrjeve të SHBA-BE-së i kanë dërguar një letër përfaqësuesit të PS-së Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit që të mblidhen ditën e hënë në datë 25 maj.

Por, PS-ja reagoi duke sqaruar se të hënën është ditë pushimi për shkak të Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet ne 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve” deklaron PS-ja.

Pas shembjes së teatrit kombëtar opozita bojkotoi mbledhjen e datës 18 maj, ndërsa Damian Gjiknuri u dërgoi dy letra për t’u takuar në 21 ose 22 maj dhe në 26 maj, opozita kërkoi ditën e hënë, por duket se do të pranojë datën e vendosur më parë nga PS-ja, pra një ditë më pas për shkak të Bajramit.

Në letër opozita akuzon shumicën se nuk e do reformën zgjedhore, ndërsa shton se deri tani nuk është arritur asnjë kompromis për propozimet që PD dhe LSI-ja kanë bërë. “Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj. Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik.

Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike. Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete” thuhet në letër.  Dy palët janë zotuar për të disatën herë që ta mbyllin reformën brenda 31 majit, teksa afati i komisionit nga parlamenti është deri në fund të qershorit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.