Opozita do ta braktisë tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë sinjale që opozita do ta braktisë tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, me argumentin se mungon vullneti nga ana e mazhorancës.

Në përfundim të mbledhjes që ka zhvilluar për më shumë se 1 orë më ambasadorët e BE-së dhe aleatët, kryedemokrati tha se opozita s’mund të jetë kurrsesi fasadë e PS-së për ‘Zgjedhoren’, e ndërsa ka zbuluar dhe arsyen e thirrjes së diplomatëve të huaj në selinë blu. Dy kanë qenë kërkesat që demokratët i kanë bërë ambasadorëve të BE-së, të prezantuara nga Basha, që kanë të bëjnë me mbështetje politike për integrimin dhe ekonomike për shkak të pandemisë.

Duke u ndalur te çështje e Teatrit, kryefjalë e ditëve të fundit, Basha mbështeti kërkesën e presidentit Ilir Meta për hetim ndërkombëtar për shembjen e godinë, por u shpreh skeptik se sa mund të jetë e realizueshme kjo kërkesë. Fajtor për këtë, por edhe për shkatërrimin e ekonomin dhe hapat pas në procesin e integrimit, kryedemokrati Basha bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, ai ka theksuar se opozita do të jetë e pranishme në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:30.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar 2 kërkesat që aleatët e demokratëve kanë pasur për ambasadorët, e ndërsa ka lënë të nënkuptuar se opozita nuk do të rikthehet më në tryezën e Këshillit Politik. Ai ka bërë me dije gjithashtu se do të jetë në protestën e nesërme të Aleancës.

“Shqipëria po bën hapa pas, veprimet e javëve të fundit po e thellojmë dhe më shumë krizën politike dhe po e largojnë vendin nga Europa. Europa e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova ndihmën e vendeve anëtare që vendi të plotësojë kushtet për integrimin, që të hap negociata, që të mbështesë politikën dhe ekonominë. Kemi folur oër ekonominë, ku Shqipëria për shkak të pandemisë, Rama i dërgoi parat për oligargët. 50% e popullsisë ishte në kushte varfëria, pas pandemisë 70%. Ky vit është edhe më i vështirë, duke i falenderuar për ndihmën kam kërkuar që të bëjnë apel në qeverinë e tyre që të shikojnë mundësinë e rritjes ekonomike për vendin. PD dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për integrimin dhe katastrofa ekonomike.

Zgjedhjet janë një nga pikat tona, edhe në kontratën me Aleancën, do të bëjmë gjithcja për të garantuar një proces zgjedhor që shqiptarët një orë e më parë t’i drejtohen kutive të votimit dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet. Topi nuk ka qenë nuk ka qenë kurrë më parë në derën e PS, opozita s’mund të jetë fasadë. Ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi.

Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj  Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim.

Opozita do jetë edhe në protestën e djeshme”, tha Basha.

Përfundon dhe mbledhja e PD-së me ambasadorët e BE-së dhe aleatët. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se 1 orë. I pari që doli nga selia ishte ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili nuk u prononcua për mediat. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.