NUK JAM KUNDËR DRITËS SË SKAVICËS…

0

NUK JAM KUNDËR DRITËS TË SKAVICËS POR KUNDËR SHKATËRRIMIT EKOLOGJIK E NJERËZOR QË PËRCJELL

Kam qenë, jam e do të jem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, jo për dritën që sjell forca e ujit të basenit më të madh artificial ujor. Jam dakord për këtë me mikun tim, inxhinieren pasionant elektrik  Bardhok Rajta, ndihmesa e të cilit në rregullimin e sistemit energjetik të Dibrës është e njohur.
Mendimin e tij Bardhoku ma përcolli sot më 10 janar 2020 në adresë të drejtpërdrejtë timen në facebook.
E respektoj.
Por Bardhoku dhe të gjithë pasionantët e “dritës së Skavicës” mendoj që çështjen ta ulin në tokë, shtruar me Dibranët, e jo në ujë, grumbullimi i të cilit në një hidrocentral, sjell zhdukjen e një krahine të tërë me emër të madh në histori.
Mendimin tim e kam shprehur (bashkë me disa intelektualë dibranë e më gjerë) në librin “Po Dibrës! Jo Skavicës“, libër i cili as u promovua dhe as doli një njeri i vetëm ta përmbysë.
Për mua një Dibër si e ka krijua Zoti, me Drinin për palce, me ara të begata, me pyje e kullota, me njerëz punëtorë si ata… nuk ka pse të shndërrohet në 65 kilometra të saj në një gjol të qelbur, në dibranë që ikin pa adresë, në varre të përmbytura, në histori të shuara, në dibranë që si “çifutët në shkretëtirë”  “toka e premtuar” nuk do tu jepet kurrë.
Dhe së fundi në cilët xhepa do të përfundojnë miliardat e dalë nga “Drita e Skavicës”?
Të Dibranëve Jo.
Të shqiptarëve Jo.
Të oligarkëve Po.
Unë nuk do të kem jetë ta shoh nga trojet e mija në Brezhdan tokat pjellore të Çapit nën ujin e Skavicës.
Një gjë u them atyre që e duan Dibrën, atyre që e duan natyrën e bukur të Dibrës. “Mos hidhni asnjë lopatë dheu në digën e Skavicës, e hidhni mbi varrin e Dibrës”!

Më poshtë po u përcjell bashkëbisedimin me inxhinier Bardhok Rajtën, pa hequr asnjë presje…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 10 janar 2020


SKAVICA E MADHE, NJË HEC I DOMOSDOSHËM PËR VENDIN  ING. ELEKTROENERGJITIK BARDHOK RAJTA

Një specialist me përvojë që ka shfrytëzuar, drejtuar ditën e natën, në ekstremet e motit të thatësirave e në raste të “çmendura” të motit, i sistemit energjetik ( shkruar nga ing. Stavri Dhima ne shtypin shqiptar botuar ne tetor 2019) Ø E ka plotësisht të qartë rëndësinë e pazëvendësueshme të Ø HEC-it Skavicë me kuotë 485, të paraqitur si pjesë përfundimtare e kaskadës së HEC-eve të Drinit qysh në vitin 1960. Ø Prerë dhe pa as më të voglin emocion mund të deklarohet: Ø Lugina e Drinit të Zi me atë konfiguracion gjeofizik, veçanërisht nga Kukësi në Dibër, është dhuratë e Zotit, e papërsëritshme në llojin e vet, me vlerën më të pakrahasueshme të aseteve natyrore të një vendi, shteti apo kombi. Ø Me këtë madhësi territori, popullsie dhe në gjendjen ku jemi sot ne të shekullit 21, prania e një HEC-i si Skavica-485 (lartësia e digës), me këtë basen ujëmbledhës natyror, prurje vjetore, lartësive të masiveve malore të shëndosha dhe me një habitat njerëzor të vogël për shumë shekuj në të, duket sikur lugina Kukës-Peshkopi thërret: “Ja ku jam Zonjë e Madhe, Zonjë e Rëndë, kam çdo gjë që duhet dhe që domosdoshmërish ju nevojitet tani. Ø Mos më ulni, mos më zvogëloni, mos më zbrisni nga kali dhe mos më hipni as në gomar, por në breshkë. Ø Jetën mos ma jepni, shtyheni nga padituria dhe ca kohë ndërtimin, por shpirtin, frymën e Zotit mos ma merrni, mos më vrisni! Ø Nuk e shihni, edhe Zoti duket se e ka bërë këtë luginë për ta mbushur plot me ujë!”. Ø Dhe unë “poeti” me një diplomë inxhinieri do të shtoja, do përgjigjesha: 1. Gjerdani i rëndë mbretëror (i kaskadës) u krijua qysh në vitet ’70, tani ka ardhur koha të plotësohet me medaljonin vezullues, 2. që e shpall Shqipërinë për herë të dytë të pavarur. Të vendoset diamanti 400 karat mbi gjoksin e kombit shqiptar. 3. Thënia pa asnjë teprim, pa asnjë ekuivok, që HEC-i Skavicë-485 është me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, jo nuk është një çartje gazetareske . 4. Ajo buron nga thelbi i vetë veprës hidroenergjetike, thënie e skalitur nga studiuesit tanë të parë për këtë HEC unik të llojit të vet. 5. Shpesh opinioni mbarë pyet: 6. Pse Skavica ka këtë vlerë? 7. Mos po hiperbolizohet? 8. Edhe ai një digë dheu me ujë ka, si gjithë të tjerat! 9. More inxhinierë, mos jeni paksa të ngrefosur, të painformuar siç duhet, pak si flluskë e madhe balloni? 10. Po, keni të drejtë, po harrohet një gjë, që është shumë-shumë e vockël, e padukshme. 11. Edhe diamanti më i bukur në botë, në përbërje të tij, njëlloj është me të zezën, me qymyrin. 12. Vijmë te Skavica-485. 13. Në vitin 2008 është hedhur poshtë, është shkelur me këmbë brutalisht Perëndesha jonë dhe i janë paguar shuma të mëdha firmës franceze për variante të tjera. E kjo vazhdon edhe sot 14. Bërthama specialistësh të mirëfilltë në këto fusha u nxorën në pension apo u degdisën në Kanada dhe Sistemi Energjetik sa vinte e po degradonte 15. deri sa më 2013 po shkonte drejt greminës së padiskutueshme për shkak te CEZ-it. 16. Me gjithë shpartallimin intelektual hidro-elektroenergjetik aq mirë të thelluar në dije, përsëri një nukleotid, disa protone njerëzore ndjekin orë e çast “shëndetin” e lumit Drin 17. Ndër ta dhe djali i Radovickës së madh, Iliri që demokracia aq e shumëpritur e ktheu në një inxhinier të rëndomtë, si një shkrues copa letrash, që u kthye në një vegjetar për të ardhur keq dhe tash së fundi mosha do e flakë tej. 18. Vetëm një orë ekspozim të Skavicës- 485 dhe ato të “varianteve” franceze nga ana e specialistëve të OST, të Qendrës Kombëtare të Sistemit Elektroenergjetik edhe kryeministri më i pashkolluar i Afrikës do e kuptonte se çfarë përfaqëson Hec-i Skavicës-485. 19. Fierza, Komani, V.Dejës, Ashta 1 dhe 2 janë delet e kopesë. 20. Bariu nuk mund të jetë i tillë, ai është njeri 21. Dhe Skavica-485 është bariu i tyre, që i drejton gjatë gjithë vitit në punën e tyre, i mbarështon që ata të japin shumë e shumë miliona euro më tepër. 22. Dhe kjo për të njëjtin ujë që rrjedh. 23. Më kryesorja është se bariu ruan kopenë, por a e dini se çdo të thotë që një masiv, një digë dheu të ruajë nga e keqja viganë si Fierza e Komani. 24. Po more po. 25. Skavica- 485 vigjëlon dhe nuk fle gjumë, duke e lënë kaskadën të punojë e qetë edhe në ekstremet e motit edhe me optimume rendimenti gjatë gjithë vitit. 26. Varianti i Skavicës-441 dhe Katundi i Ri apo “variante të tjera” nuk shuan urinë e vendit me shtatëqind milionë kilovatorët që do të prodhojë. 27. Këto dy dele që i shtohen kopesë nuk luajnë aspak rolin e bariut. Përsëri çdo 5-7 vjet, në pellgun ujëmbajtës të Shkodrës do na shfaqen nesër varkat dhe çizmet e gjuetarëve. 28. Me Skavicë-485 ; nuk është se nuk do të kemi asnjë përmbytje të Shkodrës, siç thonë tregtarët e letrave dhe këta nuk duhet të mbajnë kësi letrash të inxhinierëve, sepse një përmbytje, në rreth çdo 30 vjet, do ta kemi nga lumi Kiri e Moraça të liqenit të Shkodrës, ndoshta në nivel më të ulët. 29. Për mbyllje të këtij artikulli po përmend një nga vlerat më të mëdha, në thellim të arsyetimit inxhinierik. Fare shkurt. Imagjinoni, që në vitet me reshje të vonuara, si ai i vjetshmi (2015), që këto 30 vjetët e fundit po përsëriten shpesh, shiu të mos kishte ardhur në fillim të janarit, por të ishte vonuar edhe 1 muaj. 30. Por mund të ndodhë që të vonohet edhe një muaj tjetër. 31. Në të dyja rastet do të ndodhë kolapsi i plotë elektroenergjetik i vendit. Hec-et e kaskadës ndalojnë, 32. Shqipëria mund të ndezë vetëm 1000 poça ndriçimi nga energjia që do të vijë nga lumi Mat. 33. Skavica-485 përjashton përfundimisht, përgjithmonë këtë mundësi në jetë të jetëve. 34. Siç përmendëm në krye, Zoti na ka falur këtë luginë 100 km të gjatë, që të bëhet Skavica- 485, të bëhet bariu udhëheqës i jetës sonë. 35. Ky do të jetë dhe një nga faktorët kyç që kombi shqiptar do të mbijetojë pafundësish. 36. Argumente të tjera që Skavica-485 ka rëndësi të jashtëzakonshme strategjike do t’i paraqesim së afërmi në artikuj të tjerë.

Pershendetje dhe nje vit i mbare ne rradhe te pare per shendetin tuaj dhe te familjes dhe pastaj per te gjitha ato qe perfshin jeta sic jua deshiron zemra juaj .Ju nisa kete material jo per te hapat debat ; por duke patuar deshiren e mire te ju informoj si nje nder personat me te interesuar me gjithe shpirt dhe pa asnje lloji interesi ne kete punje por vetem si dibran ashtu sic jam edhe une dhe gjithecka ethem vetem si specialist dhe student ne kete lende per Hidroenergjine i Akademikut te madh prof. Petrit Radovicka ..Ne se rasti ju sjekk kendej nga ne ; numri im i celularit eshte 0694058889.Respekte

Fundi i bashkëbisedimit

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.