Një mbeturinë hapsinore 18 tonëshe, bie mbi tokë…

0

Një raketë kineze që peshonte rreth 18 tonë, Long Mars 5B, u rrëzua në 11 maj në Tokë, diku në Oqeanin Atlantik në brigjet e Afrikës Perëndimore.  Ajo ishte ndër “mbeturinat” më të rënda që kanë rënë ndonjëherë në mënyrë të pakontrollueshme në planetin tonë dhe më e madhja që nga viti 1991.

Para se të rrëzohej në Tokë, raketa Long March, ishte lëshuar më 5 maj në atmosferë duke transportuar një anije kozmike të re pa pilot. Gjat rënies ajo kishte kaluar duke rrezikuar disa zona banimi, siç janë Parku Qendror i New York dhe Los Angeles, sipas CNN.

Njoftimi për rënien e raketës u bë për herë të parë nga astronomi në Qendrën e Astrofizikës Harvard-Smithsonian Jonathan McDowell.

Siç tha ai, “për një objekt të madh si ky, me copa të ngurta, siç janë pjesë të motorëve të raketave mund ti mbijetojnë procesit të ri-hyrjes në atmosferë dhe përplasjes në Tokë. Por, pasi të arrijnë në atmosferën e ulët, ata udhëtojnë relativisht ngadalë, kështu që gjëja më e keqe që mund të ndodhë gjat rënies është shkatërrimi i ndonjë një shtëpie “.

Mbeturinat më të mëdha hapësinore në Tokë ishin stacioni hapësinor amerikan Skylab në 1979, raketa Skylab në 1975 dhe stacioni hapësinor Sovjetik Salyut-7. Anije hapësinore amerikane Columbia, e cila u rrëzua në Tokë në 2003, gjithashtu mund të shtohet në listë.

Në vitin 2019, stacioni hapësinor nëntë tonësh, Tiangong-2 i Kinës bëri një rënie të kontrolluar përmes atmosferës dhe u rrëzua në oqean. Në 2018, stacioni i mëparshëm hapësinor kinez, Tiankong-1, ra jashtë kontrollit, por pa probleme, në Oqeanin Paqësor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.