Nis shpërndarja falas e librave shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës

0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Cakaj lajmëroi se Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës”, theksoi Cakaj në postim.

Më tej, ai shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me masa të tjera për të mbështetur pakursyer Luginën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.