Nis prodhimin e energjisë HEC_i i Moglicës

0

Nis shitja e energjisë nga HEC-i i Moglicës, hidrocentrali më i madh në projektin hidroenergjetik të Devollit duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

Diga e Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra, një nga më të lartat në botë në llojin e vet, sipas kryeministrit. Mbushja e rezervuarit të Moglicës filloi në qershor 2019.

HEC-i e merr ujin nëpërmjet një tuneli rreth 11 KM të gjatë nga rezervuari i Moglicës, i cili është i pari i llojit të vet në Shqipëri. Ky hidrocentral ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh, çka do të rrisë kapacitetin prodhues në vend. 

Moglica është një nga dy hidrocentralet e Kaskadës së Devollit, përveç atij të Banjës, i cili është në operim prej vitit 2016. Investimi për këto 2 hidrocentrale përllogaritet në mbi 530 milionë euro dhe mundëson rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17%. 

Kryeministri Edi Rama tha se fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.